Aktualitet

VIDEO- Shqipëria në krizë për vaj, marketet vënë njoftime: Mos blini më shumë se 6 shishe

3 Maj 2022, 18:36 Nga DOSJA
VIDEO- Shqipëria në krizë për vaj, marketet vënë

TIRANË– Shqipëria po përballet me mungesën e vajit që përdoret për gatim. Dosja.al ka siguruar një video ku shihet se në markete është vendosur një letër ku thuhet se nuk lejohet të blihen më shumë se gjashtë shishe vaji.

“Sasi e limituar, vaj deri në 6 copë,”- shkruhet në letrën e vendosur mbi rafte.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga institucionet kompetente përmes të cilave të jetë deklaruar mungesa e vajit. Nuk dihet nëse kjo situatë është e përkohshme, apo pritet të përkeqësohet me kalimin e ditëve.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet kriza ekonomike prej luftes kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll