Aktualitet

Kush është ‘Gazi’, vëllai i deputetit të PD që iu sekuestruan pronat, prostitucion e drogë

3 Maj 2022, 15:06 Nga DOSJA
Kush është ‘Gazi’, vëllai i deputetit të PD

TIRANË– Gazmend Mahmutaj alias Eduart Troska është vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Kasëm Mahmutaj, që më 30 prill vendosi t’i bashkohet grupit t ëish-kryeministrit Sali Berisha dhe të marrë pjesë në Kuvend. Sot, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) publikoi vendimin përmes të cilit njoftonte pasurinë e tre vëllezërve Mahmutaj, Behar, Kasem dhe Gazmend Mahmutaj. Gjithçka për shkak të aktivitetit kriminal të vëllait të vogël, i cili nën emrin Eduart Troska rezulton të jetë dënuar për ushtrim prostitucioni e trafik droge në Itali, në vitin 1993.

Gazmend Mahmutaj, sipas mediave italiane që shkruanin për të, ka lëvizur me tetë identitete të ndryshme dhe cilësohej si kreu i një organizate kriminale të përbërë kryesisht me persona nga Berati. Shkurt, miqtë e tij e thërrisnin “Gazi”, emër që është gjetur në shumë biseda telefonike pas hetimit të grupit të tij nga autoritetet italiane.

Në vitin 2000 mediat italiane shkruanin për Mahmutajn pas një operacioni gjatë të cilit u sekuestruan 100 kilogramë kokainë dhe u arrestuan 46 persona.

“Hetimet kanë nxjerrë në dritë një klan të vërtetë ilegalësh shqiptarë, thuajse të gjithë nga i njëjti qytet i Beratit, të cilët duke u financuar me trafikimin e të rinjve shqiptarë të sjellë në Itali dhe prostituta, kishin ngritur një trafik kolosal heroine dhe kokaine. E njëjta organizatë u kujdes për të riinvestuar të ardhurat e biznesit në shtëpi në pasuri të paluajtshme dhe aktivitete tregtare, duke shfrytëzuar edhe miqësitë me personalitete të lidhura me qarqet politike shqiptare. Në krye të organizatës ishte Gazmend Mahmutaj, i njohur ndryshe si ‘Gazi’, 31 vjeç,”- shkruhej në artikull.

Në të njëjtin artikull shkruhej edhe për mënyrën se si 53-vjeçari i shpëtoi drejtësisë italiane duke u kamufluar si deputet shqiptar.

“Ai arrestua në nëntor të vitit 1998, ndërsa ishte në tranzit me një emër të rremë në aeroportin e Malpensës. ‘Gazi’, në shoqërinë e një delegacioni shqiptar ishte nisur për në Strasburg, i ftuar si konsulent në një konferencë për krimin e organizuar. Ushtria, e cila e identifikoi atë në bazë të gjurmëve të gishtave. Kishte identitetin Raqi Gjoni dhe ishte marrë në mbrojtje të deputetëve shqiptarë,”- shkruhej më tej.

Vëllai i deputetit të Partisë Demokratike ka marrë edhe formularin e Operacionit Forca e Ligjit në vitin 2020.

LAJM KRYESOR:Iu bashkua Berishës, GJKKO konfiskon pronat e deputetit të PD, Mahmutaj ngelet me 1 shtëpi

(Fm/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet gazmend mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt gazmend mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt

Sondazh

Poll