Aktualitet

“Turp e Neveri”, Erion Braçe për vjedhjet e energjisë elektrike: Ku është policia?  

3 Maj 2022, 18:07 Nga DOSJA
“Turp e Neveri”, Erion Braçe për vjedhjet e

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka reaguar rreth vjedhjeve të energjisë elektrike në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se është neberi të vjedhësh telin e shtyllës së korendit për 100 mijë leke dhe të lësh pa drita mijëra banorë. Ai gjithashtu ka ngritur pyetje se përse policia nuk reagon ndaj vjedhjeve të telit të energjisë elektrike

Postimi i Plotë:

TURP E NEVERI!
TE VJEDHESH TEL!
TE VJEDHESH PER 100 MIJE LEKE!
TE LESH PA DRITA 1000 BANORE PER KAQ!
PO POLICIA KU ESHTE?
Sot midis ores 2.00-3.00 eshte stakuar FIDRI QE FURNIZON NJESINE
REMAS/DIVJAKE;
Stakimi nuk ka qene nga OSHEE per mungese energjie.
Stakimi ka qene i qellimshem nga nderhyrje e jashtme, teknike pa dyshim;
1000 ABONENTE MBETEN PA ENERGJI!
Edhe pse ajo ore e ne erresire, elektricistet dolen, verifikuan linjen meter per meter;
ESHTE VJEDHUR TRE KAMPATA LINJE ME TELA BAKRI NE KARAVASTA PAS KISHES!
Llogaria e hajduteve:
180 METER LINEARE TEL BAKRI,
100-120 KILOGRAM NE PESHE,
800 LEKE PER KILOGRAME;
TE GJITHA BEJNE DIKU TEK 100 MIJE LEKE!
TANI;
Eshte e njejta BANDE HAJDUTESH, TE GJITHE ELEKTRICISTE QE KANE 8 VITE QE VJEDHIN TELA E TRANSFORMATORE NE NJESINE REMAS;
E nisen me vjedhjen e linjes se tensionit te larte qe furnizonte hidrovorin ne 2013 dhe vijojne ende te vjedhin.
Po ta shohesh, kete here kane vjedhur ne zone te banuar, ka shtepi mu aty;
Jam i bindur qe banoret e kane pare kush ka hipur ne njeren shtylle, ka prere telat, ka hipur ne tjetren e tjetren e ka prere 180 meter lineare tela, i ka mbledhur, i ka ngarkuar dhe ka ikur!
ASNJE NUK FLET DHE MIRE TUA BEJNE!
RRINI E DUROINI!
Ne ane tjeter;
PO POLICIA NE DIVJAKE KU ESHTE?
EGZISTON SE UNE VEC PER MOTORRA E SHOH?!
8 vite e njejta bande elektricistesh qe vjedh ne te njejten zone, tani e rikthyer perseri.
BENI PUNEN, KAQ JU KERKOHET!
BENI PUNEN NE CDO ORE!

(I.A/dosja.a)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll