Aktualitet

Si nëpër filma ‘aksion’/ Kërcënuan me thikë gardianët, arratisen 4 të burgosur në Greqi, mes tyre 2 shqiptarë

  • Identifikohen dy shqiptarët e arratisur nga burgu grek (Emrat)
  • Katër persona janë arratisur nga burgu në Greqi, mes tyre dy shqiptarë. Të arratisurit ishin transferuar disa ditë më parë nga burgu i Koridhalosit. Deri më tani një prej të arratisurve është kapur.
    Featured image of article: Si nëpër filma ‘aksion’/ Kërcënuan me thikë gardianët, arratisen 4 të burgosur në Greqi, mes tyre 2 shqiptarë Burgu në Greqi

    GREQI– Dy shqiptarë dhe dy gjeorgjianë janë arratisur ditën e sotme nga burgu. Në 07.30 të mëngjesit të sotëm u arrestua një nga 4 të arratisurit.

    Deri më tani, policia greke ka identifikuar vetëm dy shqiptarët, të cilët janë: Endrit Canaj dhe Xhelo Hasani.

    Të arratisurit ishin të vendosur përkohësisht në burgun e transferimit, pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalosit.

    Sipas mediave greke, fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë, pasi një prej tyre po hiqej si i sëmurë. Sapo rojet hynë në qeli, të burgosurit i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.

    Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut, duke kërcënuar sërish me armë rojen.

    Pasi siguruan daljen nga burgu, të arratisurit braktisën makinën e policisë pak metra larg burgut dhe u larguan në drejtim të panjohur.

    Që prej alarimit për largimit të tyre, policia ka filluar kërkimet për ta edhe me helikopterë që mbulojnë nga orët e para të mëngjesit gjithë Athinën.

    Deri më tani kërkimët kanë rezultuar efektive, pasi në orën 07.30 të mëngjesit të sotëm u arrestua një nga 4 të arratisurit. 

    (k.m/dosja.al)

    • 18:39

      U arratisën nga burgu, arrestohen 2 shqiptarët në Greqi

      Autoritetet greke kanë arritur të vënë në pranga 2 shqiptarët të cilët së bashku me 2 të burgosur të tjerë, mundën të arratiseshin nga çelitë e burgut. 

      Dy shqiptarët që u arratisën janë Endrit Canaj dhe Xhelo Hasani.

      Kujtojmë se njëri prej të arratisurve u hoq si i sëmurë ndërsa të tjerët kërcënuan me thikë gardianët e burgut duke ia dalë që të largohen. 

      (B.B/ Dosja.al)

    • 10:12

      Identifikohen shqiptarët e arratisur nga burgu grek

      Identifikohen dy shqiptarët e arratisur në burgun grek mëngjesin e sotëm. Ata janë Endrit Canaj dhe Xhelo Hasani. 

      Të burgosurit, dy shqiptarë dhe dy gjeorgjinaë u arratisën mëngjesin e sotëm nga burgu ku ishin tranferuar.

      Njëri prej tyre u hoq si i sëmurë ndërsa të tjerët kërcënuan me thikë gardianët e burgut duke ia dalë që të largohen. Kërkimet për ta kanë nisur dhe deri më tani, policia ka arrestuar njërin prej tyre.

      (k.m/dosja.al)

    Shto Koment