Insights

Blushi fotografon Xhoanën, vajzën që shet tulipanë te varrezat e Durrësit: Vdekje ka shumë

3 Maj 2022, 18:13 Nga DOSJA
Blushi fotografon Xhoanën, vajzën që shet tulipanë te

Nga Ben Blushi

VAJZA QË SHET TULIPANË
Rruga më çoi te varrezat e Durrësit. Në hyrje ishte një vajzë duke lexuar.
Çfarë libri lexon, e pyeta
Mbaron me ne, tha vajza
Për çfarë flet ky libër?
Flet për një dashuri të vjetër dhe një dashuri të re, tha vajza
Si quhesh, i thashë
Xhoana,
Çfarë bën këtu?
Po shes lule
Nga je?
Nga Dibra, tha Xhoana
Ti shet lule për varret?
Sot nuk është mami dhe po shes unë
Ka shumë vdekje tani?
Shumë, tha Xhoana, dje ishin 9 vdekje në një ditë
Sa kushtojnë këto lule, e pyeta
Origjinalet vijnë nga Hollanda, tha Xhoana
Çfarë janë, e pyeta
Tulipanë, tha Xhoana
Sa kushton një tulipan?
1 mijë lekë, tha Xhoana

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

blog blog ben blushi ben blushi

Sondazh

Poll