Insights

‘Për kë e shtroi iftarin Rama?’ Tomorri: Kishte biznesmenë që i shërbejnë sulltanatit

27 Prill 2022, 09:41 Nga DOSJA
‘Për kë e shtroi iftarin Rama?’ Tomorri: Kishte

Nga Klodian Tomorri

Iftari i kryeministrit

Dy nga biznesmenet e ftuar nga Kryeministri ne Iftarin e djeshem, deri pasdite vone ishin ne nje dreke. Rastisi qe ne ate dreke te isha dhe une. Aty u pi vere deri ne oren 5 te pasdites. Papritmas dy biznesmenet u cuan. ”Do ikim te bejme abdes- thane- se na ka ftuar kryeministri per Iftar.” Nga vera franceze direkt ne Iftar.

Doktrina Islame e lejon ftuarjen ne Iftar te atyre qe nuk jane myslimane apo qe nuk e praktikojne Islamin. Mjafton qe Iftari te sherbeje sadopak, qe ata te krijojne nje vleresim pozitiv per Islamin. Pra te zbusin zemren kundrejt fese islame. Por cili eshte qellimi real i Iftarit?  Kryeministri ka te drejte kur thote se Islami eshte nje dhurate e pacmueshme per njerezimin. Madje parimet e islamit jane shume me teper se aq. Perfshire ato qe lidhen me iftarin.

Ajetet kuranore por edhe theniet e Profetit Muhamed, paqja qofte mbi te, orientojne se qellimi kryesor i Iftarit eshte ofrimi i ushqimit per njerezit ne nevoje. Pra per ata qe nuk kane mundesi ekonomike ta sigurojne ate.

Ibn-i Hıbban shkruan ne tregimet e tij se Profeti ka thene:

“Kushdo qe ofron iftar nga te ardhurat e tij te ligjshme per ata qe agjerojne ne muajin e shenjte te Ramazanit, ne te gjitha netet e Ramazanit engjejt luten per te. Mjafton sikur edhe nje pike uje nese ofruesi nuk ka mundesi per me shume.”

Pra Iftari shtrohet kryesisht per agjeruesit, ata qe jane ne nevoje dhe ata qe mund te zbusin zemren e tyre kundrejt Islamit.

Per ke e shtroi kryeministri Iftarin dje? A ishin ata aty njerez ne nevoje? Jo. Aty ishin biznesmenet me te pasur te Shqiperise dhe gazetaret, shumica e te cileve i sherbejne oborrit te sulltanatit.

A ishin ata besimtare qe agjeronin? Jo. Te pakten 2 prej tyre ishin duke pire vere me mua deri nje ore para Iftarit te kryeministrit. A ishin ata luftetare te Allahut sic thone ajetet kuranore? Jo. E vetmja lufte qe bejne shumica e atyre eshte se kush te marre me shume tendera publike.

Ky ishte Iftari i kryeministrit. Ne mos nje takim, ku per disa prej te pranishmeve ka qene mundesi e mire pazaresh per ndonje tender. Ky eshte gjynah dhe korruptim i fese. Ne fund ka dhe dicka tjeter po kaq te rendesishme. Vec myslimaneve, ne Shqiperi jetojne edhe katolike dhe ortodokse. Pse kryeministri nuk shtron dreke edhe per Pashket?

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

blog blog edi rama iftari klodian tomorri edi rama iftari klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 16 Prill 2022, 06:58

Borati dhe maska prej lecke

Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratët që udhëtonin me të paskan marrë një mësim të mirë nga Lufthansa dhe policia gjermane. Fiks një vit...

Insights 8 Prill 2022, 18:21

Kanabis? Po, por…

Nga Jeta DedaStudimet kanadezë të vitit 2021, të ndërmarrë tre vjet pas legalizmit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe përdorimit të kanabisit, nuk janë ...

Insights 7 Prill 2022, 11:59

Ekonomi-politike prej lecke

Ekonomi-politike prej leckeKM Rama deklaroi sot se 59% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në “Këshillimin Kombëtar” në internet janë përgjigjur poziti...