Insights

‘Shkoj nëpër vila, ça nuk ndodh!’/ Ben Blushi rrëfen takimin me fotografin: Mblidhen vajza…

23 Prill 2022, 13:04 Nga DOSJA
‘Shkoj nëpër vila, ça nuk ndodh!’/ Ben Blushi

Nga Ben Blushi

FOTOGRAFIA E MARENGLENIT

Para disa ditësh isha në Durrës. Te Adriantiku 

Bëhej një dasëm. Një fotograf po fotografonte nusen dhe dhëndrrin. Unë i fotografova të tre. Edhe nusen. Edhe dhëndrrin. Edhe fotografin
Pastaj u ula për një birrë. Ouu, tha dikush drejtori im, kush je, e pyeta. Ta pi një birrë me ty tha, jam Marengleni, fotografi. A di nga vjen emri Marenglen, e pyeta. Unë e di,tha Marengleni, po kamarieri nuk e di. Ky ka një emër me tre emra, i thashë kamarierit. Si mund të jenë tre emra në një emër, pyeti kamarieri, Marenglen është bashkimi i emrave të tre komunistëve më të famshëm të globit, thashë unë. Po,tha Marengleni,unë jam shkurtim i Marksit, Engelsit dhe Leninit.

Ou, cfarë emri tha kamerieri, po Stalini ku është? Epo bashkë me Stalinin emri im dilte shumë i gjatë, tha Marengleni. Në fakt vetëm Stalini ka jetuar si komunist thashë unë. Marksi dhe Engelsi ishin të pasur. Drejtor, tha Marengleni edhe ti bën fotografi por nuk jeton si fotograf
Po,thashë, unë bëj fotografi por nuk jam fotograf.

E shef, tha Marengleni, kisha të drejtë.  Po ti si jeton,e pyeta

Unë bëj fotografi, tha, më ftojnë nëpër dasma nëpër evente. Po kjo dasëm ishte? Jo,tha, këta janë martuar para disa vitesh,tani po festojnë shtazënaninë e dytë të gruas. Pse edhe këto festohen tani, e pyeta

Shumë,tha Marengleni,shyqyr që mbeten njerëzit me barrë që kemi punë! Cfarë eventesh shkon,e pyeta, ekspozita, filma, sfilata,përurime dyqanesh? Jo jo,tha Marengleni,më mirë se kaq Ca ka më mirë se kaq?

Shiko, tha, mblidhen 10 vajza bashkë, marrin një vilë me qira dhe një dj dhe bëjnë party

Edhe,thashë unë

Edhe unë i fotografoj,tha

Po ca ndodh aty, e pyeta

Ca nuk ndodh,tha Marengleni, dehen dhe cfarë nuk ndodh deri në mëngjes

Po ti rri gjithe natën me ato ?

Sigurisht, tha Marengleni

Po a je i martuar?

Jam,tha Marengleni

Po në shtëpi cfarë i thua gruas kur shkon në mëngjes

Tani është mësuar, tha, por në fillim kisha probleme, bëhej xheloze. Ska faj,thashë unë, të rrish me 10 vajza në një shtëpi gjithë natën. Drejtor kjo është pjesë e punës, tha Marengleni. Marenglen kur kam qenë drejtori jot? Në televizion,tha Marengleni. 

Po pse nuk je më aty? Jo,tha Marengleni më paguaje shumë pak, ika. Ku ike, pyeta? Nëpër dasma,në vila, në evente, fitoj dhjetë herë më shumë. Sa mirë e ke bërë,i thashë

Të të bëj një foto me aparat, pyeti Marengleni

Ma bëj, i thashë

Do ta coj,tha Marengleni

Do ta nxjerr në instagram i thashë, foto nga Marengleni

Nxirre të jap leje, nxirre,

Faleminderit për lejen Marenglen

Më vjen keq, tani duhet të iki

Ku do ikësh?

Kam një event sonte në një vile, mblidhen disa vajza do jetë super

Bëfsh qejf,i thashë dhe mos e mërzit gruan

A do të vish dhe ti,tha Marengleni

Unë nuk jam fotograf, i thashë, nuk më pranojnë

Cke ti,tha Marengleni,të marr unë tani jemi kolegë

*Marrë nga Facebook

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog ben blushi ben blushi

Sondazh

Poll

Insights 16 Prill 2022, 06:58

Borati dhe maska prej lecke

Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratët që udhëtonin me të paskan marrë një mësim të mirë nga Lufthansa dhe policia gjermane. Fiks një vit...

Insights 8 Prill 2022, 18:21

Kanabis? Po, por…

Nga Jeta DedaStudimet kanadezë të vitit 2021, të ndërmarrë tre vjet pas legalizmit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe përdorimit të kanabisit, nuk janë ...

Insights 7 Prill 2022, 11:59

Ekonomi-politike prej lecke

Ekonomi-politike prej leckeKM Rama deklaroi sot se 59% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në “Këshillimin Kombëtar” në internet janë përgjigjur poziti...