Insights

Parashikimi i Bill Gates për Covid-19: Nuk keni parë gjë akoma…

1 Maj 2022, 11:51 Nga DOSJA
Parashikimi i Bill Gates për Covid-19: Nuk keni parë gjë

SHBA- Miliarderi Bill Gates ka paralajmëruar se “ka më shumë se 5% mundësi” që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e Covid-19.

Sipas Daily Mail, miliarderi ka thënë se nuk dotë të përcillte frikë por vetëm të paralajmëronte se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant ‘edhe më transmetues dhe akoma më I rëndë se ai i Covid-19.

“Nuk dua të dukem pesimist, por ka mundësi që të dalë një variant më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës. Ka më shumë se 5% mundësi që të ndodhë kjo, kështu që ka 5% mundësi që bota të mos ketë parë gjë akoma”,- tha Gates.

Paralajmërimi i Bill Gates vjen pasi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se njerëzit duhet të kenë ende kujdes nga virusi, duke theksuar se ulja e testimeve në shumë vende mund të çojë në një “rilindje” të tij.

Nuk është hera e parë që Gates bën një parashikim të tillë. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

Covid-19 ka vrarë më shumë se 6,2 milionë njerëz në të gjithë botën, që nga marsi i vitit 2020.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

opinione opinione bill gates covid-19 bill gates covid-19

Sondazh

Poll

Insights 16 Prill 2022, 06:58

Borati dhe maska prej lecke

Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratët që udhëtonin me të paskan marrë një mësim të mirë nga Lufthansa dhe policia gjermane. Fiks një vit...

Insights 8 Prill 2022, 18:21

Kanabis? Po, por…

Nga Jeta DedaStudimet kanadezë të vitit 2021, të ndërmarrë tre vjet pas legalizmit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe përdorimit të kanabisit, nuk janë ...