Aktualitet

I morën pronat, deputeti i PD: S’kam lidhje me vëllanë, i kam bërë me punë, procesi në Apel

3 Maj 2022, 14:42 Nga DOSJA
I morën pronat, deputeti i PD: S’kam lidhje me vëllanë, i

TIRANË– Kasëm Mahmutaj, deputeti i Partisë Demokratike të cilit Gjykata e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shprehur se gjithccka në jetën e tij e ka arritur me punë. Në një prononcim për “5 Pyetjet.al”, Mahmutaj është shprehur se procesi vijon në Apel pasi vendimi i GJKKO-së nuk është i formës së prerë. Ai shton se nuk ka asnjë lidhje me të shkuarën e të vëllait të tij dhe se ccdo pronë e ka blerë me sakrificat e tij, të bashkëshortes e fëmijëve.

“Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është i shkallës së parë, jemi në Apel. Ne i kemi të gjitha “OK”-ej. Po vazhdon procesi gjyqësor për paraqitjen e bilanceve dhe të ardhurave. Pra nuk është mbyllur asgjë. Jam ndjerë keq që kur ka filluar kjo procedurë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Ç’lidhje kam unë me vëllanë? Unë i kam krijuar nga puna ime, sakrifica ime, ime shoqe, familja komplet. Shpresoj mos të ketë prapavijë politike,”- ka deklaruar ai.

LAJM KRYESOR:Iu bashkua Berishës, GJKKO konfiskon pronat e deputetit të PD, Mahmutaj ngelet me 1 shtëpi

(F.M/DOSJA.AL)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet kasem mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt kasem mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt

Sondazh

Poll