Aktualitet

Përplasja me armë në Vlorë, lirohet nga qelia efektivi i ‘Delta’

3 Maj 2022, 14:27 Nga DOSJA
Përplasja me armë në Vlorë, lirohet nga qelia efektivi i

VLORË– Lisjan Myrtaj, efektivi i forcave “Delta” në Vlorë është liruar nga qelia dhe do të hetohet në gjendje të lire, pak ditë pasi u përplas me armë zjarri me të shpallurin në kërkim Bernard Aliaj, djalin e kryeplakut të Kaninës. Mësohet se prokurori kërkoi që ndaj punonjësit të policisë të nisnin hetimet për akuzën e “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Aliajt e kërkoi arrest me burg, por nuk iu aprovua nga gjykata.

Gjyqtari Enkel Peza, pas shqyrtimit të dosjes penale caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” ndaj Myrtajt. Efektivi i policisë rezulton se ka qëlluar 7 herë me armën e shërbimit në drejtim të Aliajt.

Ngjarja ndodhi pak ditë më prë në Vlorë. Sherri mes të rinjve nisi për një vajzë dhe degradoi në përdorimin e armëve. Nga të shtënat nuk pati asnjë të plagosur, ndërkohë që Aliaj është ende në kërkim.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet juxhin todi lisjan myrtaj juxhin todi lisjan myrtaj

Sondazh

Poll