Bota

Video/Shpërtim i fuqishëm në fabrikën e armëve në Rusi

3 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
Video/Shpërtim i fuqishëm në fabrikën e armëve në

UKRAINË-Një shpërthim ka goditur një fabrikë armësh në Rusi, të dielën në mbrëmje si pasojë kanë humbur jëtën dy persona. Sipas Dailymail, Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, postoi në Twitter pamjet nga të cilave pretendon se shihet fabrika e armëve në Perm, afër Moskës e cila është djegur plotësisht. Në videon e xhiruar nga një qytetar nga dritarja e tij, duket tymi i shpërthimit të fabrikës dhe flakët.

Rusia pranoi se një zjarr kishte rënë në fabrikë rreth orës 20:00 të së dielës, por nuk tha se çfarë e shkaktoi.  Ky shpërthim vjen në vazhdën e një sërë zjarresh dhe shpërthimesh në objektet ushtarake të cilat mendohet se i orkestron Kievi. Fabrika e Perm përdoret për të prodhuar raketa për sistemet e artilerisë ruse që përdoren për të bombarduar qytetet dhe trupat ukrainase.

Shpërthimi erdhi pasi Ukraina publikoi sot pamjet që tregojnë tanket polake që mbërrijnë në vend ndërsa përgatiten për t’u bashkuar me luftën në Donbas.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! SHBA: Moska planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk, Britania premton ndihmë

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll