Bota

“Hitleri kishte gjak hebre”, reagime të ashpra nga Izraeli dhe Zelenskyy mbi deklaratën

3 Maj 2022, 11:06 Nga DOSJA
“Hitleri kishte gjak hebre”, reagime të ashpra nga Izraeli dhe

IZRAEL– Deklaratat e ministrit të jshtëm rus Sergei Lavrov se lideri nazist Adolf Hitler “kishte gjak hebre” shkaktoi reagime të ashpra nga Izraeli dhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Sipas BBC, në një fjalim me video, Presidenti Zelensky tha se nuk ka fjalë për këto deklarata dhe se heshtja tregon se udhëheqja ruse ose kishte harruar të gjitha mësimet e Luftës së Dytë Botërore ose ndoshta nuk i kanë mësuar kurrë ato mësime.

Askush nuk ka dëgjuar asnjë mohim apo justifikim nga Moska. Gjithçka që kemi nga atje është heshtja”.-tha Zelenskyy.

Deklarata e ministrit u prit me zemërim në të gjithë spektrin politik të Izraelit.

Gënjeshtra të tilla kanë për qëllim të fajësojnë vetë hebrenjtë për krimet më të tmerrshme në histori dhe kështu të çlirojnë shtypësit e hebrenjve nga përgjegjësia e tyre. Asnjë luftë sot nuk është si Holokausti.”-tha kryeministri izraelit Naftali Benett.

Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid reagoi me zemërim, duke i quajtur fjalët e zotit Lavrov “të pafalshme”. Lavrov u dënua gjithashtu nga kreu i memorialit të Holokaustit të Izraelit Yad Vashem, Dani Dayan.

“Shumica e vërejtjeve të tij janë absurde, delirante, të rrezikshme dhe meritojnë çdo dënim. avrov merret me përmbysjen e Holokaustit: kthimin e viktimave në kriminelë, bazuar në promovimin e një pretendimi krejtësisht të pabazë se Hitleri ishte me prejardhje hebreje”.-shkroi ai.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price tha se komentet e zotit Lavrov tregojnë formën më të ulët të racizmit dhe gënjeshtra tinëzare. Ai shtoi se Kremlini po dëshmon vazhdimisht se nuk ka asnjë nivel kur bëhet fjalë se sa poshtë mund të ulen dhe pretendimet e Lavrov janë “shembulli i fundit i kësaj”.

Sergei Lavrov i bëri komentet në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si “naziste”, pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre. Ministria e Jashtme e Izraelit thirri ambasadorin rus për “sqarim” dhe kërkoi falje nga ana e Rusisë për këto deklarata. Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaustin në Luftën e Dytë Botërore.

Për dekada ka pasur pretendime të paprovuara se gjyshi i paidentifikuar i Hitlerit nga babai ishte hebre, të nxitur nga një pohim i avokatit të Hitlerit, Hans Frank. Në kujtimet e tij, botuar në vitin 1953, Frank tha se ishte udhëzuar nga Hitleri për të hetuar thashethemet se ai kishte prejardhje hebreje. Frank tha se ai zbuloi prova se gjyshi i Hitlerit ishte vërtet hebre edhe pse pretendimi, i cili ka fituar terren në mesin e teoricienëve të konspiracionit, është trajtuar me skepticizëm nga historianët e zakonshëm.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! SHBA: Moska planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk, Britania premton ndihmë

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov tensione rusi-izrael lufta ukraine-rusi sergei lavrov tensione rusi-izrael

Sondazh

Poll