Aktualitet

Përplasja e të rinjve me efektivët e Fierit! Policia: S’dhanë dokumentet e mjetit

3 Maj 2022, 08:28 Nga DOSJA
Përplasja e të rinjve me efektivët e Fierit! Policia:

FIER– Disa të rinj dhe efektivët e policisë u përplasën një ditë më parë në sheshin ‘Fitorja’ në Fier. Policia informon se ngjarja ndodhi më 2 Maj në orën 19:45. Shkak i konfliktit u bë mosbindja e të rinjve. Sipas njoftimit të policisë, patrulla e përgjithshme i kërkoi dokumentacionin e mjetit tip ‘Benz’ të riut me inicialet A.C, 21-vjeç. Ky i fundit i ka kundërshtuar dhe nuk iu është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar. Ky i fundit është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të publikuar në një faqe në rrjetet sociale, ku thuhet se disa shtetas të rinj përplasen me Policinë në Fier, ju informojmë se: Në datë 02.05.2022, rreth orës 19:45, në sheshin “Fitorja”, Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin e automjetit tip “Benz”, shtetasit A. C., 21 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, i cili i ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasin A. C. dhe në përfundim të veprimeve, 21-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

LEXO EDHE:

Sherri me efektivët në Fier! VIDEO nga konflikti, të rinjtë futen në furgonin e policisë

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fier policia fier sherr mes te rinjve dhe policise fier policia fier sherr mes te rinjve dhe policise

Sondazh

Poll