Bota

Ambasadori amerikan në OSBE: Rusia po përpiqet të aneksojë rajonet lindore të Ukrainës   

3 Maj 2022, 06:47 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan në OSBE: Rusia po përpiqet të aneksojë

UKRAINË- Ambasadori i SHBA-së në Organizatën për Siguri Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, njoftoi se Rusia po planifikon të aneksojë rajonet lindore të Ukrainës. Sipas BBC, Shtetet e Bashkuara besojnë gjithashtu se Rusia po shqyrtonte një plan të ngjashëm në një rajon të tretë, atë të Khersonit, ku Moska kohët e fundit ka forcuar kontrollin e saj dhe ka imponuar përdorimin e monedhës së saj rubla.

“Sipas raporteve më të fundit, ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut në Rusi. Raportet thonë se Rusia planifikon të projektojë referendume pas anëtarësimit diku nga mesi i majit. Referendumet janë diçka për të cilën Presidenti Zelenskyy ka paralajmëruar në të kaluarën,“-tha Carpenter.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! SHBA: Moska planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk, Britania premton ndihmë

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi michael carpenter lufta ukraine-rusi michael carpenter

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2022, 06:21

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë

Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.Në këtë ind...