Aktualitet

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit! Kim: Gazetarët të zbulojnë dhe përcjellin të vërtetën

3 Maj 2022, 07:24 Nga DOSJA
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit! Kim: Gazetarët të

TIRANË– Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja amerikane në Tiranë thekson se “që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”. Yuri Kim ka ndarë pamjet nga takimi me dy gazetarët, të cilëve iu kërkon që të përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetat. 

POSTIMI I PLOTË:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora Neës) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë. Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që. ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.

LAJMI KRYESOR: Sot, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Mediave! Gazetarët pa kufinj: Shqipëria pëson rënie

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dita boterore e medias yuri kim dita boterore e medias yuri kim

Sondazh

Poll