Aktualitet

‘Kemi një gjë të përbashkët’/ Yuri Kim mbledh ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri

3 Maj 2022, 07:59 Nga DOSJA
‘Kemi një gjë të përbashkët’/ Yuri Kim

SHBA– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbledhur në një tryezë ish-ambasadorët amerikanë ndër vite. Kryediplomatja amerikane ndau ditën e djeshme në llogarinë e saj në Instagram një foto nga takimi me ambasadorët Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu, të zhvilluar në Washington. Kim shprehet se ajo dhe kolegët kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, por shton se kanë të përbashkët, besimin mes lidhjes së shqiptarëve dhe amerikanëve.

“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.”

 

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike bill ryerson marisa lino yuri kim bill ryerson marisa lino yuri kim

Sondazh

Poll