Aktualitet

Nikla i bashkohet protestës së Rinasit, nesër del në rrugë

2 Maj 2022, 21:33 Nga DOSJA
Nikla i bashkohet protestës së Rinasit, nesër del në

TIRANË– Banorët e Niklës në Krujë kanë vendosur tu bashkohen protestuesve të zonës së Rinasit për bllokimin e rrugës. Mësohet se ata do të dalin neës në orën 10:00 në protest për t’ju bashkuar banorëve të zonës së Rinasit dhe fshatrave përreth. Protesta do të mbahet në segmentin rrugor përballë shkollës së Rinasit nga ora 10:00 në 12:00.

Për dy orë me radhë, banorët e Rinasit e të fshatrave përreth u përplasën me policinë, pasi bllokuan rrugën për të kundërshtuar vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Banorët e shqetësuar thonë se nëse nuk ka zgjidhje do të vijojnë edhe ditët e tjera. Disa ditë më parë, ARRSH vendosi se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, deri në rehabilitimin e aksit rrugor. Mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll