Bota

VIDEO/ Ishte gjallë, të moshuarin e nisin për në morg, punonjësit shtangen kur e kuptojnë

3 Maj 2022, 05:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Ishte gjallë, të moshuarin e nisin për në morg,

SHANGAI– Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Shangai. Në një shtëpi të moshuarish në lagjen Puoto të Shangait u shpall gabimisht i vdekur dhe u dërgua në morg teksa ishte ende gjallë. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon punonjësit e zyrës së funeralit në momentin që kuptojnë se burri ishte ende duke marrë frymë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe thuhet se tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet lokale konfirmuan incidentin dhe thonë se kishte nisur një hetim për ngjarjen.

上海新长征福利院,老人没死就叫殡仪馆拉走。殡仪馆工作人员发现老人还在动……
当年武汉的一幕在上海上演!pic.tëitter.com/Rjëx9tMroR

— 新闻调查 (@xinëendiaocha) May 1, 2022

Shtëpia e të moshuarve kërkoi falje për incidentin. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota i moshuari morg shangai vdekje i moshuari morg shangai vdekje

Sondazh

Poll