Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për aksidentin në Lanë, dyshohet se ‘fajin’ e ka shoferi i urbanit

1 Maj 2022, 15:23 Nga DOSJA
Prokuroria nis hetimet për aksidentin në Lanë, dyshohet se

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të ndodhur mes mjetit dhe autobusit urban që ka përfunduar “urë” në lumin Lana. Prokurori Shpëtim Garunja, i cili e ka regjistruar ngjarjen deri tani si kundravajtje penale, pasi nuk ka viktima dhe të plagosurit janë të dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas OraNews”, nga ana e Prokurorisë pritet ekspertiza autoteknike e mjeteve si dhe ekspertiza e vendgjarjes së ekspertëve të Policisë Shtetit, të cilët do të përcaktojnë shkakun e aksidentit.

Mirëpo nga verifikimet paraprake, ekspertët dyshojnë se faji është i drejtuesit të autobusit, por ekspertiza do të caktojë nëse mjeti ka qenë në kushte të mira teknike, apo drejtuesi i mjetit 62-vjeçari Muhamet Kyçyku ka humbur kontrollin.

Nga ajo që është rindërtuar deri më tani zbulohet se Kyçyku, për të shmangur përplasjen me mjete të tjera që po qarkullonin në këtë aks, ka nxjerrë mjetin nga rruga, duke u përplasur fillimisht me një mjet “Benz” që drejtohej nga 27-vjeçari Jurgen Rama, i cili ishte duke qarkulluar paralelisht në korsinë e djathtë. Autobusi e ka marrë mjetin para dhe më pas e ka nxjerrë nga rruga, duke përfunduar të dy në lumin Lana. Famirësisht nga ngjarja nuk pati viktima, por vetëm 5 të lënduar lehtë dhe jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shmanget tragjedia me autobusin ne tirane shpëtim garunja tirane shmanget tragjedia me autobusin ne tirane shpëtim garunja tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2022, 14:16

VIDEO- Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

TIRANË– Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë pushtuar Tiranën. Fotot e mëposhtme tregojnë se si është zbardhur e gjithë zona pranë Dajtit dhe Fre...