Aktualitet

VD- Shirat e breshëri pushtojnë Shqipërinë, përmbytet Tirana, bllokohen rrugët

1 Maj 2022, 15:25 Nga DOSJA
VD- Shirat e breshëri pushtojnë Shqipërinë, përmbytet

TIRANË– Shqipëria është përfshirë nga një mot me shira e breshër të dendur. Mëgjesi nisi me diell, por në mesditë, gjithçka ndryshoi. Temperaturat e ajrit janë mesatare, por fryn erë dhe ka reshje. Përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto rreshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

Në orët më kulminante të ditës pritet të ketë një shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/s.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se java pritet të nisë me reshje dhe temperaturat do të pësojnë rënie. Sipas shërbimeve Meteorologjike ditën e hënë, si pasojë e qarkullimit të masave më të fresketa me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie. Reshje, shtrëngata e rrebeshe do të jenë në të gjithë vendin. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO- Shiu përmbyt Tiranën, probleme në të gjitha akset

VIDEO- Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Maj 2022, 14:16

VIDEO- Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

TIRANË– Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë pushtuar Tiranën. Fotot e mëposhtme tregojnë se si është zbardhur e gjithë zona pranë Dajtit dhe Fre...