Insights

Alibeaj: Berisha jashtë PD, s’ka dyshime për 11 shtatorin

16 Prill 2022, 17:01 Nga DOSJA
Alibeaj: Berisha jashtë PD, s’ka dyshime për 11 shtatorin

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 ku foli për zhvillimet e fundit në kampin blu. Alibeaj tha se fton cilindo deputet t’i bashkohet platformës për bashkimin e PD të prezantuar sot. Ai tha se kultura e idhjve duhet të marrë fund njëherë e mirë. Ndërkohë ai e shikon të nevojshëm një tërheqje pas të Sali Berishës njësoj si veprimi i ish-kryedemokratit Basha.

“Është i ftuar ccdo deputet që beson se nëpërmjet këtyre parimeve do të arrihet krijimi i një baze të fortë demokratësh. Ajo nuk është platformë e imja, por e mbështetur nga 32 deputetë. Shqetësimi i deputetëve ishte fakti që kishin marrë një problematike, një proces i njëanshëm gjoja i rikrijimit të strukturave të PD. Ajo që unë besoj në peshën e përgjegjësisë, kemi detyrimin ne t’u krijojmë integritetin sepse PD është ajo që do të luftojë regjimin dhe duke parë këtë si synim final, kjo është një zgjidhje e mirë. Ka nevojë për pasurim, ccdo gjë është e hapur. Bashkimi nuk është bashkim individësh, por bashkimi i anëtarëve të PD. Ky nuk duhet të jetë bashkim i shtëpisë sonë, por të rezonojë edhe tek pjesa jashtë. Çështja nuk do duhet parë me njërin apo tjetrin, kjo kulturë duhet të largohet, idhujt, individualitetet. Duhet bërë një shkëputje nga kultura e të shkuarës që PD të bëhet atraktive në tregun elektoral.

Berisha, jashtë apo brenda PD?

Me 11 shtator grupi është pa Berishën në të. Kjo është përbërja dhe s’ka dyshime. Ajo se unë besoj se është më e qartë është fakti që për të ka një etiketim non grata nga SHBA. Kjo ccështje përcakton marrëdhëniet PD-SHBA. Jo vetëm për kulturë politike besoj se ruajtja në mënyrë të sinqertë këto marrëdhënie prevalon mbi këdo. Berisha ka ardhur në PD me një vendim gjykate jo i formës së prerë. Ai vendim nuk i jep të drejtë Berishës të zaptoje PD-në. Secili prej nesh duhet të lëshojë diccka nga vetja. Basha dha dorëheqjen se iu kërkua nga një pjesë e madhe me idenë për të kapërcyer këtë moment dhe Berisha do të duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Marrë nga BalkanWeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

opinione opinione enkelejd alibeaj sali berisha enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll

Insights 16 Prill 2022, 06:58

Borati dhe maska prej lecke

Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratët që udhëtonin me të paskan marrë një mësim të mirë nga Lufthansa dhe policia gjermane. Fiks një vit...

Insights 8 Prill 2022, 18:21

Kanabis? Po, por…

Nga Jeta DedaStudimet kanadezë të vitit 2021, të ndërmarrë tre vjet pas legalizmit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe përdorimit të kanabisit, nuk janë ...

Insights 7 Prill 2022, 11:59

Ekonomi-politike prej lecke

Ekonomi-politike prej leckeKM Rama deklaroi sot se 59% e qytetarëve që kanë marrë pjesë në “Këshillimin Kombëtar” në internet janë përgjigjur poziti...

Insights 31 Mars 2022, 09:56

Histori jete dhe histori teatri

Nga Josif PapagjoniMbaj mend se e kam lexuar komedinë e famshme “Sirano de Berzherak”, ndofta para 40-50 vjetëve. Në një sfond të kuq, plot dritë, kopertina e l...