Art&Argëtim

Fluturimi më i gjatë në botë pa ndalesë, 20 orë udhëtim nga Sidney drejt Londrës

1 Maj 2022, 10:24 Nga DOSJA
Fluturimi më i gjatë në botë pa ndalesë, 20 orë

MBRETËRIA E BASHKUAR- Shërbimi, i cili do të fillojë të funksionojë brenda tre viteve të ardhshme, do të lidhë Sidnein me Londrën dhe do të zgjasë rreth 20 orë.

Sipas mediave të huaja po pregatitet të hapet një linjë ajrore e cila do të lidhë Sidneyn me Londrën një udhëtim I cili thuhet se do të zgjasë 20 orë pa u ndalur. Një shërbim i till pritet të shpallet si fluturimi më i gjatë pa ndalesë në historinë e industrisë së aviacionit. 

Njoftimet do të bëhen të hënën në aeroportin e Sidneit, si pjesë e një marrëveshjeje të madhe partneriteti mes Qantas dhe Airbus, me vlerë disa miliardë dollarëshe.

Linja ajrore australiane përshkroi fillimisht vizionin e saj për një fluturim direkt në kryeqytetin britanik rreth pesë vite më parë, duke e quajtur planin e saj ambicioz. Megjithatë, pandemia e koronavirusit vonoi përkohësisht planet. 

‘Qantas’ ka kryer fluturime për në Londër që nga viti 1947. Megjithatë, udhëtimi zgjati deri në 58 orë, pasi kërkoheshin disa ndalesa. Sot, pasagjerëve u nevojiten rreth 24 orë për të udhëtuar nga Sidnei në Londër (dhe anasjelltas), me aeroplanin duke bërë një ndalesë. 

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kuriozitete kuriozitete linja ajrore sidney mbreteria e bashkuar qantas dhe airbus linja ajrore sidney mbreteria e bashkuar qantas dhe airbus

Sondazh

Poll