Art&Argëtim

FOTO/ Ronela Hajati nis provat e Eurovisionit në Torino të Italisë

1 Maj 2022, 09:01 Nga DOSJA
FOTO/ Ronela Hajati nis provat e Eurovisionit në Torino të

ITALI- Këngëtarja Ronela Hajati  e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022 ka nisur provat në Itali. Ronela do të hapë festivalin europian me këngën “Sekret” në natën e parë të gjysmëfinales.

Këto ditë, në Torino të Italisë kanë nisur provat zyrtare për shfaqjen e madhe. Disa nga momentet e provave janë ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Faqja e Eurovisionit në Instagram publikoi disa fotografi nga provat e Ronelës sot, të cilat e tregojnë këngëtaren shqiptare krahas balerinëve teksa dhuron një performancë të zjarrtë.

Këngëtarja gjithashtu ka ndarë disa nga fotografitë me ndjekësit e saj në Instagram ku krahas fotos shkruan: “Provat e para, të mbaruara, Shqipëria hap mbrëmjen e 10 majit”.

Eurovision 2022 nis më datë 10 Maj e cila do të jetë nata e parë e gjysmëfinales, 12 Maj nata e dytë gjysmëfinale dhe përfundon 14 Maj e cila është edhe finalja e madhe.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

foto galeri foto galeri eurovision 2022 nisin provat ne eurovision ronela hajati eurovision 2022 nisin provat ne eurovision ronela hajati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2022, 05:46

Arilena Ara: Nuk kam bërë kurrë pushime!

TIRANË– Nëse shumica e të rinjve, pjesën më të madhe të kohës mendojnë për pushimet dhe kohën e lirë, Arilena Ara ka treguar se nuk është aspak e til...