Art&Argëtim

Vendosni syze! Eklipsi i parë diellor i vitit 2022 shfaqet sot në hemisferën jugore

1 Maj 2022, 09:11 Nga DOSJA
Vendosni syze! Eklipsi i parë diellor i vitit 2022 shfaqet sot në

 SHBA- Sot, njerëzit në disa pjesë të Amerikës Jugore, Antarktidës dhe Oqeanit Paqësor dhe Jugor do të mund të shikojnë eklipsin e parë diellor të vitit. Një eklips diellor ndodh kur hëna lëviz midis diellit dhe tokës, duke bllokuar një pjesë të dritës së diellit nga pamja jonë dhe duke hedhur hijen e saj në Tokë.

Sipas CNN, eklipsi do të jetë i dukshëm në Kili, Argjentinë, pjesën më të madhe të Uruguait, Paraguajin perëndimor, Bolivinë jugperëndimore, Perunë juglindore dhe një zonë të vogël të Brazilit jugperëndimor, si dhe në vijën bregdetare veriperëndimore të Antarktidës dhe pjesë të Atlantikut.

NASA këshillon që shikuesit të mbajnë syze diellore ose eklipse të cilat ofrojnë më shumë mbrojtje të syve se syzet standarde të diellit në momentin që do të shikoni eklipsin. Shikimi i eklipsit pa syze mbrojtëse mund të të dëmtojë rëndë shikimin. 

Dhe nëse nuk jeni në zonat ku do të shikohet eklipsi në një faqe do të jepet momenti live kur eklipsi I parë djellor do të ndodhë. Timeanddate.com do të transmetojë drejtpërdrejt eklipsin nga fillimi i tij rreth orës 14:45 EDT deri në fundin e tij në 6:37 pasdite EDT.

Sipas Nasas eklipsi tjetër diellor do të jetë në tetor. Eklipsi i ardhshëm do të jetë i dukshëm në Evropë, Afrikën verilindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë perëndimore.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kuriozitete kuriozitete eklipsi diellor eklipsi i pare diellor 2022 eklipsi diellor eklipsi i pare diellor 2022

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2022, 05:46

Arilena Ara: Nuk kam bërë kurrë pushime!

TIRANË– Nëse shumica e të rinjve, pjesën më të madhe të kohës mendojnë për pushimet dhe kohën e lirë, Arilena Ara ka treguar se nuk është aspak e til...