Art&Argëtim

VIDEO/ Zbulohet partneri misterioz i Iva Tiços, puthje dhe ovacione nga miqtë

30 Prill 2022, 17:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Zbulohet partneri misterioz i Iva Tiços, puthje dhe ovacione nga

TIRANE- Gazetarja Iva Tiço ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen me miqtë dhe të afërmit e saj. Pjesë e festës ishin edhe çifti i dashur për publikun, Orinda Huta dhe Turjan Hysko.

Edhe pse vetë Iva Tiço ka zgjedhur të mos e prezantojë të dashurin e saj gjerman, në publikimet që Orinda dhe Turi kanë bërë në rrjetet sociale, padashje është zbuluar edhe pamja e të dashurit të Tiços. Në videon e publikuar nga Orinda, shihet momenti kur gazetarja shkëmben një puthje me partnerin e saj.

Më herët, gazetarja e cila gjatë viteve të fundit është kthyer edhe në blogere me pasion kulinarinë, ka folur edhe për planet e tyre për martesë.

Prindërit nuk e dinë akoma që ne do martohemi. Besoj se ka një plan, nuk më ka dhënë akoma njeri unazë, por kjo nuk më pengon të bëj plane dhe të gjej fustane nuseje. Tani kam filluar t’i provoj seriozisht sado që mund të ngelem dhe për ca kohë pa planin konkret, sepse nuk më ka dhënë askush një unazë dhe nuk më ka propozuar askush. Kur i them ‘Do më japësh unazë?’, më thotë ‘Ndoshta’. Sigurinë ma ka dhënë që në ditën e parë, se e kuptuam që ishim dhe do të ishim gjithmonë për njëri-tjetrin. Këtë e bën, sepse mendoj që kur ta bëjë këtë gjë do jetë një moment shumë special”.-është shprehur Tiço.

(f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

argetim showbiz burri i iva ticos iva tico orinda huta turjan hysko burri i iva ticos iva tico orinda huta turjan hysko

Sondazh

Poll