Art&Argëtim

Depp kundër Heard! Java e dytë e gjyqit, publiku në anën e Depp

30 Prill 2022, 11:22 Nga DOSJA
Depp kundër Heard! Java e dytë e gjyqit, publiku në anën e

SHBA- Amber Heard ka kaluar në mënyrë të padurueshme gjatë 10 ditëve të shpifjes prej 50 milionë dollarësh të Johnny Depp kundër saj, që rrjedh nga martesa e tyre 15-mujore. Javën e ardhshme, aktorja 36-vjeçare do të prezantojë versionin e saj të ngjarjeve.

Gjyqi ka qenë një spektakël i një marrëdhënieje të vëshirë mes yjeve hollivudian. Deri  më tani vetëm Depp ka pasur mundësinë ta paraqesë versionin e tij në gjykatë.

Historia e çiftit të famshëm ka zbuluar detaje të shumta nga abuzimit me substancat tek dëmtimi i imazhit profesional të dy aktorëve.

Sipas The Guardian, nga divorci tek betejat e mëvonshme ligjore janë dëmtuar të dy palët. Heard u gjobit me 14 milionë dollarësh sipas ligjeve të divorcin ndërsa Depp humbi punën, pasi Diney ndërpreu bashkëpunimin me të për filmin “Piratet e Karaibeve” pasi Aber e akuzoi atë për dhunë në familje.

Pamjet e publikuara në gjykatë këtë javë me imazhet e gishtit të prerë të Depp-it pas një zënke në një shtëpi me qira në Australi ishin mfajt të frikshme.

Në mungesë të dëshmisë së Heard, opinioni publik duket se deri tani është në anën e Depp. Sipas një sondazhi kombëtar Rasmussen Reports thuhet se  40% e të anketuarve thanë se Depp ndoshta po thotë të vërtetën. 10% mendojnë se Heard ndoshta po thotë të vërtetën. Pesëdhjetë për qind janë të pavendosur.

Në anën e tij qëndruan edhe disa personazhe të famshëm. Joe Rogan, prezantues i emisionit kontrovers të Spotify, The Joe Rogan Experience, tha se për Disneyn se humbën një aktorë të mirë si Depp.

 “Ju hoqët qafe piratin më të mirë të ndyrë që keni pasur ndonjëherë! Për një zonjë të çmendur!”

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz amber heard johnny depp amber heard johnny depp

Sondazh

Poll