Art&Argëtim

‘Do më kujtohej nëse do kisha parë penisin e tij’,dëshmia e bodygardit ‘shkrin’ Johnny Deep

30 Prill 2022, 15:08 Nga DOSJA
‘Do më kujtohej nëse do kisha parë penisin e

SHBA- Kur Johnny Depp dhe Amber Heard u takuan për herë të parë në xhirimet e flimit “The Rum Diaries” në 2011 dhe u martuan në 2015, ata sigurisht nuk e prisnin atë që do të pasonte me një gjyq që po mban të gozhduar miliona fansa të tyre.

Në ditën e 11-të të gjyqit që Depp ka hapur kundër Heard për shpifje dëshmoi truproja i aktorit, Malcolm Conolly, video e të cilit u bë virale në rrjet. I pyetur nga avokati i Heard në lidhje me një incident të pretenduar nga aktorja, Connolly pranoi se kishte dëgjuar zhurma brenda shtëpisë dhe në momentin që hyri pa Depp.

“Depp po përpiqej të urinonte në holl, apo jo?”e pyeti avokati, për të cilën Connolly u përgjigj: “Jo”.

“Zoti Depp e kishte nxjerrë penisin, apo jo?” vazhdoi avokati.

Mendoj se do të më kujtohej nëse do të kisha parë penisin e zotit Depp“, -u përgjigj Conolly duke shkaktuar të qeshura te aktori.

Incidenti sipas aktores, Amber Heard ka ndodhur pas një sherr mes çiftit që rezultoi në prerjen e një pjese të gishtit të Depp.

Çifti u divorcua në maj 2016, me Herd që bëri thirrje për masa kufizuese për dhunën në familje ndaj Depp dhe duke e akuzuar atë për abuzim. Amber Heard deklaroi në një intervistë për Washington Post në vitin 2018 se martesa e saj me Depp kishte qenë një ferr dhe se ishte dhunuar gjatë gjithë kohës. Pas kësaj interviste, Johny Depp e paditi dhe kërkoi 50 milionë dollar dëmshpërblim për efektet negative që kishte pasur ajo deklaratë në karrierën e tij. Ndërsa Heard i ka qëndruar pretendimeve të saj dhe e ka kundërpaditur Depp për 100 milionë dollarë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz amber heard gjyqi i johnny depp malcolm connolly amber heard gjyqi i johnny depp malcolm connolly

Sondazh

Poll