Art&Argëtim

Qyteti i parë lundrues në botë! E pabesueshme por e vërtetë, në 2025-n përfundon projekti

30 Prill 2022, 07:40 Nga DOSJA

KOREA E JUGUR- Qyteti i parë lundrues në botë do të ndërtohet në brigjet e Koresë së Jugut deri në vitin 2025. Sipas Daily Mail, drejtuesi projektit ka thënë se qyteti lundrues synon të ndihmojë njerëzit që jetojnë në zonat bregdetare dhe në rrezik zhdukjeje për shkak të rritjes së nivelit të detit. 

I mbështetur nga OKB-ja, qyteti lundrues, i ndërtuar në brigjet e qytetit të Busanit, do të jetë një infrastrukturë rezistente ndaj përmbytjeve e përbërë nga disa ishuj të krijuar nga njeriu. Në momentin që ngrihet niveli i ujit ata do të ngrihen me detin për të eliminuar rrezikun e përmbytjeve.  

Qyteti lundrues do të furnizohet me energji elektrike nga panelet diellore të cilat do të jenë të vendosura në majë të ndërtesave. Ai gjithashtu mund të përballojë fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, cunami dhe uraganet e kategorisë 5, pasi platformat e tij lundruese do të ankorohen në fundin e detit. 

 

Ndërtimi i qytetit lundrues, thuhet se do të kushtojë 200 milionë dollarë dhe do të fillojë së shpejti falë një ‘marrëveshjeje historike’ të nënshkruar nga Busan City Metropolitan i Republikës së Koresë, UN-Habitat dhe projektuesit e Nju Jorkut Oceanix. Mbetet e paqartë nëse banorët do të tarifohen për të jetuar atje, apo sa mund të kushtojë qiraja e një shtëpie.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kuriozitete video galeri korea e jugut qyteti i pare lundrues korea e jugut qyteti i pare lundrues

Sondazh

Poll