Art&Argëtim

Njihuni me prodhuesit më të mirë të bimëve organike, të Bristolit

18 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
Njihuni me prodhuesit më të mirë të bimëve organike,

BRITANI E MADHE –Sam dhe Beccy Leach i ka bashkuar dëshira për bimët, ushqimet bio, dhe e gjithë bota e “Florës. Gjithçka kishte nisur 15 vite më parë kur njëri prej familjarëve të tij u kthye nga Britania e Madhe me një shumëllojshëri farërash. Familja e Samit Beccy, janë të gjithë të përfshirë në kopshtin gjigant ku rriten bimë vetëm në mënyrë oraganike.

Sam kishte studiuar për mësuesi, por punoi si bukëpjekës, e ndërkohë u trajnua edhe si kasap, ndërkohë që më vonë ai u bë një kuzhinier i përkryer.

Kopshti që kanë krijuar tani Sam dhe Beccy Leach, është një ndër kopshtet më të veçantë në të gjithë zonën e Bristolit, ku prodhiohen edhe ushqimet më interesante.

Leaches gjithmonë synon  të arrijë shumë në punë që ajo bën. “Ne gjithmonë e shikonim atë si diçka me të cilën do të kandidonim në një kohë relativisht të shkurtër” – thotë Sam.

Është diçka që ne të dy duam të bëjmë. Kopshti fillimisht ishte një mënyrë për të ofruar ushqime që nuk mund t’i blinim nëpër restorate të shtrenjta. Sigurisht që ne nuk kemi nivelin e një restoranti të mirë në Bristol, por ne plotësojmë shumë boshllëqe të tjera.

Filozofia që përdorte çifti, si në gatimet e tyre, është thjesht e mrekullueshme. “Në përgjithësi, punojmë vetëm duke u bazuar tek cilësia e mirë e produkteve, megjithëse nuk jemi të çertifikuar akoma. Ne nuk përdorim ndonjë gjë tjetër përveç farërave dhe plehërave organike, megjithëse tani po kursejmë më shumë farën tonë. Përveç bimëve ne kemi në kopshtin tonë pëllumba, shumë krimba dhe bretkosa.”- shprehet çifti.

Marrë dhe përshtatur nga Theguardian

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete

Sondazh

Poll