Art&Argëtim

“S’të ka lënë mendja”, pas këtij mesazhi Rezarta Shkurta s’duron më, rrëfen gabimin më të madh të jetës (FOTO)

18 Korrik 2019, 07:48 Nga DOSJA
“S’të ka lënë mendja”, pas këtij mesazhi

TIRANË– Rezarta Shkurta vjen gjithmonë afër ndjekësve të saj, me bisedat e sinqerta që shkëmben herë pas here. Kësaj radhe këngëtarja ka vendosur të rrëfejë gabimin më të madh që ka bërë në jetë, dhe qenka fakti që i ka hapur një profil Instagrami nënës së saj, që i kontrollon profilin çdo minut.

Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin, qetësohu nuk kam shpuar vërtetë hundën,”- shkruan Rezarta në foton e parë të publikuar, ku ka përdorur një filter që vendos pircieng në hundë.

Pas këtij publikimi i ka ardhur me shpejtësi mesazhi nga nëna e saj, e cila i shkruan: “S’të ka lënë mendja besoj”.

Rezarta Shkurta vendosi të thonte publikish se ka gabuar, që ka sjellë nënën e saj në rrjete sociale.

Sigurisht s’do mungonte përgjigja. Gabimi më i madh që kam bërë në jetë…I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni ende në kohë, mos e bëni ju lutem,”- shkruan Rezarta Shkurta bashkëngjitur mesazhit të nënës së saj.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz nena e rezarta shkurtes rezarta shkurta rezarta shkurta rrefen gabimin e madh nena e rezarta shkurtes rezarta shkurta rezarta shkurta rrefen gabimin e madh

Sondazh

Poll