Art&Argëtim

“Truri juaj do lidhet me kompjuterin”, projekti më i çuditshëm i Elon Musk

18 Korrik 2019, 07:57 Nga DOSJA
“Truri juaj do lidhet me kompjuterin”, projekti më i

LONDËR- Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, Elon  Musk po sjell projektin më të ri tepër ambicioz.

Projekti sa i çuditshëm por edhe për t’u vlerësuar konsiston në fjalën më të fundit të teknologjisë “Neuralink”. Bëhet fjalë për një robot i cili duhet të futet brenda trurit të njeriut, përmes të cilit do bëhet edhe një lidhje e trurit të njeriut me kompjuterin.

Kompania e Musk, ka për qëllim të ecë me hapa të shpejtë, prandaj ky projekt është parashikuar të nis me subjektet njerëzore tremujorin e dytë të vitit 2020.

Musk dhe stafi i tij për projektin më të fundit, pretendojnë se do të arrijnë sukses, edhe pse duket si një sfidë e madhe që mund të konkurojë edhe shkencëtarët.

Gjatë një konference para dy ditësh, Musk deklaroi se kemi shumë për të bërë, përvec projektit gjigant që pritet të nisë në mars të vitit të ardhshëm.

Musk ka thënë për këtë projekt të fundit se përdorimi i inteligjencës artificiale do të ketë një ndikim pozitiv tek njerëzimi.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete “neuralink” elon musk plani njeri-kompjuter projekti ambicioz i 2020 “neuralink” elon musk plani njeri-kompjuter projekti ambicioz i 2020

Sondazh

Poll