Bota

Ministri i Jashtëm i Moldavisë: Fati i botës varet nga mënyra se si përfundon kjo luftë

30 Prill 2022, 09:18 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Moldavisë: Fati i botës varet nga

MOLDAVI- Ministri i Jashtëm moldav Nicu Popescu në një intervistë ka thënë se e ardhmja e vendit të tij dhe e Europës në tërësi varet nga mënyra se si përfundon lufta në Ukrainë.

“E ardhmja e të gjithë kontinentit mbështetet në kapacitetin e Ukrainës për të ruajtur sistemin e saj politik, qëndrueshmërinë e vendit të saj. Në një farë kuptimi, fati dhe e ardhmja e çdo vendi në këtë pjesë të botës… varet nga mënyra se si përfundon kjo luftë, ku përfundon dhe kur përfundon,”-tha Popescu. 

Sipas Sky News, në Moldavi është rritur shqetësimi se vendi mund të kthehet në objektivin e ardhshëm të agresionit rus. Ditën e hënë më 25 prill 2022, ditën e dytë të Pashkëve ortodokse, u sulmua me raketa qendra e shërbimit sekret (KGB) në Tiraspol. Nuk ka pasur të lënduar, godina ishte bosh në momentin e sulmit. Ditën tjetër, më 26 prill pasuan sulme të tjera ushtarake në Transilvani. 

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET nga Ukraina! SHBA akuzon Putin për brutalitet, Lavrov: S’jemi në luftë me NATO-n

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nicu popescu lufta ukraine-rusi nicu popescu

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2022, 06:43

Thirrje për reformë themelore të Frontex-it

Frontex-i është agjencia më e madhe e BE-së dhe Fabrice Leggeri ka qenë shefi i saj që nga viti 2015. Ky institucion është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e ...