Aktualitet

Debati/ Spartak Ngjela sulmon Shalsin: Bën zhurmuesin e Ramës

22 Shkurt 2019, 07:22 Nga DOSJA
Debati/ Spartak Ngjela sulmon Shalsin: Bën zhurmuesin e Ramës

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Open” ka folur për situatën politike në vend, ku dhe është përfshirë në një debat me ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen, Eduart Shalsi.

Në debat e sipër Ngjela është kapur me Shalsin, duke i thënë se Rama e përdor atë për të bërë zhurmuesin nëpër studio, madje ai pohoi se këtë ia kishte thënë vetë kryeministri Rama.

Unë largohem pasi nuk kam ardhur këtu për miting. Ty të ka dërguar Rama për të na dëbuar neve. Rama ma ka thënë vetë që ty të përdor për zhurmues nëpër studio televizive”. u shpreh Ngjela.

Ndërkohë, ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, deklaroi se: “është shumë vështirë të kuptohet Partia Demokratike, e cila qoftë në pushtet dhe qoftë në opozitë lëvizjet i ka pasur kuturu”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debati eduart shalsi spartak ngjela debati eduart shalsi spartak ngjela

Sondazh

Poll