Bota

Lufta në Ukrainë, atletja 14-vjeçare dhe nëna e saj u vranë në Mariupol

29 Prill 2022, 18:50 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, atletja 14-vjeçare dhe nëna e saj u

UKRAINË- Një vajzë 14-vjeçare që fitoi medalje të arta në kampionatin kombëtar të peshëngritjes së Ukrainës është vrarë nga granatimet ruse në Mariupol, ka thënë këshilli i qytetit. BBC shkruan se Alina Peregudova ishte kandidate për kombëtaren e Ukrainës dhe aspironte të përfaqësonte vendin e saj në nivelin më të lartë.

Sportistja premtuese nga rajoni i Donjeckut vdiq nga predhat e armikut. Në sulm u vra edhe nëna e saj. Alina ishte një nxënëse në Kolegjin Rajonal të Specializuar Profesional të Sporteve në Donetsk dhe në Kolegjin e Rezervës Olimpik Serhiy Bubka.

“Paqja ruse” po vret – Mariupol dhe bota nuk do ta harrojnë kurrë krimin e Rusisë kundër njerëzimit,” tha këshilli i qytetit.

Departamenti i Kulturës Fizike dhe Sporteve të Ukrainës tha: Është e vështirë të gjesh fjalë për të përcjellë ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë ata që njohën të humburit.

LAJMI I FUNDIT:LUFTA/ Raketa në Kiev gjatë vizitës së Guterres, 10 të lënduar, Hungaria ‘OK’ për gazin rus

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alina peregudova lufta ukraine-rusi serhiy bubka alina peregudova lufta ukraine-rusi serhiy bubka

Sondazh

Poll