Bota

U rizgjodh deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi: Nuk duan që të them të vërtetën

29 Prill 2022, 16:30 Nga DOSJA
U rizgjodh deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi: Nuk duan

SERBI– Kreu i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi ka thënë se institucionet serbe nuk duan që ai të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë.

Në një intervistë për T7, Kamberi u shpreh se zyrtarët serb nuk duan që në parlamentin e tyre të ketë një zë shqiptar i cili thotë të vërtetën.

Mendoj se dy vitet e kaluara përplasjet që kam pasur në arenën politike atje, e veçmas me zyrtarët e lartë shtetëror, janë ata që sigurisht që ju pengon një zë i shqiptarëve që e thitë të vërteten, jo vetëm për Luginën e Preshevës, por edhe për Serbinë dhe për krimet serbe në Kosovë dhe të vërteten e përgjithshme e cila po mbretëron në Ballkan”, ka thënë ai.

Ai tha gjithashtu se ka marrë disa paralajmërime për kundërshtimin e zgjedhjeve që janë mbajtur dje në Luginë, duke pretenduar se ka pasur parregullsi.

Në këtë situatë në të cilën jemi sot, kemi paralajmërime që do të ketë ankesë për zgjedhjet e djeshme, duke i paraqitur disa të dhëna inekzistente sepse asnjë vërejtje s’ka pasur dje gjatë votimeve. Shpresoj që procesi të përmbyllet në rregull pavarësisht paralajmërimeve se do të ketë kundërshtime për procesin e zgjedhjeve”, tha Kamberi në T7.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni shaip kamberi zgjedhjet në serbi shaip kamberi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll