Bota

U akuzua për pedofili, vendimi për mësuesin 76-vjeçar nga Kosova që u zbulua nga ‘Piranjat’

29 Prill 2022, 17:19 Nga DOSJA
U akuzua për pedofili, vendimi për mësuesin 76-vjeçar nga

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit 76-vjecarit, Fazlli Kika nga Prizreni i cili akuzohet për pedofili.

Sipas njoftimit, mbi Kikën rëndon akuza për veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç ku sipas prokurorisë ka prova materiale.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet”, thuhet në njoftim,.

Njoftimi i plotë;

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet

 Prizren, 29 prill 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 28.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 27.05.2022, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet nga neni 231 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe faktin se i pandehuri nuk është paraqitur në Polici me ftesë të rregullt, kjo tregon rrezikun me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund ti shmanget përgjegjësisë penale dhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimit i paraburgimit në këtë fazë të procedurës është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

76-vjeçari nga Prizreni, bëri shoqe në Facebook gazetaren e ‘Piranja’ e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe pse ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital. Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësuesit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij. Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe ai largohet duke kërkuar që të fiket kamera.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni arrestohet mesuesi ne kosove fazlli kikaj arrestohet mesuesi ne kosove fazlli kikaj

Sondazh

Poll