Aktualitet

E fortë! Vishaj: Topi dhe Spahiu merrnin 200-300 mijë euro për emërimet në gjyqësor

29 Prill 2022, 14:13 Nga DOSJA
E fortë! Vishaj: Topi dhe Spahiu merrnin 200-300 mijë euro për

TIRANË– Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ish-presidentin Bamir Topi dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Vishaj tha se Topi dhe Spahiu merrnin para për transferime gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Po ashtu ai shtoi se e njëjta procedurë ndiqej edhe për emërimet në radhët e drejtësisë. Ndërkohë që shtoi për një post pune, shuma që kërkohej shkonte deri në 200-300 mijë euro.

“Krijuam një president që ishte Topi, dhe një Kreshnik Spahiu, që u paguan lekë për transferimet e tyre. Momenti që një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bën emërime e transferime me lekë dhe këtu drejtësia ra. Arritën nga 50, 100 mijë e deri në 300 mijë euro, njerëz të cilët kanë paguar për të prodhuar një dekret. Shyqyr që ishte ai kryeministër që i ndërpreu. Sepse me 200-300 mijë euro për të emëruar prokurorë e gjyqtarë. I ndërpreu kryeministri i asaj kohe (Sali Berisha). Ka qenë një parrullë tjetër në kohën e Topit dhe Spahiut, që rrota të lëvizë, duhet të vajiset,”– deklaroi Sajmir Vishaj.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet saimir vishaj saimir vishaj

Sondazh

Poll