Politike

Kryemadhi në Vlorë: Votat e LSI-së do thyejnë balancat e Rilindjes 

28 Prill 2022, 17:55 Nga DOSJA
Kryemadhi në Vlorë: Votat e LSI-së do thyejnë balancat e

VLORË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në Vlorë pasditen e sotme, ku është takuar me delegatët e partisë. Ajo u shpreh se vërtet votat e LSI-së nuk arritën të konvertoheshin në mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por ato do të thyejnë balancat e Rilindjes, kudo që do të garojnë.

“Sot ne kemi ardhur që me delegatët e konventës kombëtare por edhe për të ngritur grupin e punës në Vlorë për konventën që do jetë pas 25 korrikut. Sepse fushata e 25 prillit ka treguar një. Me thënë të drejtën ne kemi njohur shumë njerëz të tjerë, pavarësisht rezultatit, qarku i Vlorës edhe pse i vetëm në betejën e tij pati rezultat të jashtëzakonshëm.

Unë ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë angazhimin tuaj për një fushatë të jashtëzakonshme. Vërtet votat që LSI mori në Vlorë vërtet nuk u konvertuan në mandate, por do të thyejnë balancat e Rilindjes dhe kudo që ne do të garojmë”,tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll