Politike

Murrizi zbulon kërkesën e Sali Berishës: Më telefonoi mbrëmë natën dhe më tha ‘eja’

28 Prill 2022, 20:22 Nga DOSJA
Murrizi zbulon kërkesën e Sali Berishës: Më telefonoi

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka zbuluar se mbrëmjen e djeshme e ka telefonuar ish-kryemninsitri Sali Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit. I ftuar në emisionin “Zona Zera”, Murrizi tha se ka qenë vetë lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ai që i ka kërkuar që të rikthehet në Partinë Demokratike, teksa tha se e ka pritur me pozitivitet këtë ftesë dhe se do të jetë pjese e Kuvendin e 30 Prillit.

“Unë jam i përjashtuar nga PD, kurse Topalli, Patozi, Imami nuk janë të përjashtuar nga PD, por janë larguar. Dyshja Basha- Gaz Bardhi kërkonte 27 vota pro përjashtimit tim, pra të gjithë, edhe pse dy vetë kanë qenë kundër përjashtimit tim. Berisha më ka kontaktuar mbrëmë. Më tha je i mirëpritur të kthehesh. Do të jem në Kuvend, po i përgjigjem ftesës së tij për të marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit,“-tha Murrizi. 

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike myslim murrizi myslim murrizi

Sondazh

Poll