Aktualitet

Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra heq të gjitha masat anti-Covid

28 Prill 2022, 16:58 Nga DOSJA
Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra heq të gjitha masat

ZVICËR- Zvicra do të heqë të gjitha masat anti-Covid për shqiptarët. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, me anë të një postimi në Facebook. Mësohet se nga data 2 maj, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të hyjnë në Zvicër pa pasur nevojë për test PCR apo pasaportë vaksinimi.

Postimi i Plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës. Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet zvicra heq masat anti-covid zvicra heq masat anti-covid

Sondazh

Poll