Politike

Tabaku zbardh takimin me Varhelyi: Qeveria e papërgatitur për nisjen e negociatave

28 Prill 2022, 18:01 Nga DOSJA
Tabaku zbardh takimin me Varhelyi: Qeveria e papërgatitur për nisjen e

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku u takua të enjten me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Në qendër të diskutimit ishte progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian. Gjatë takimit, Tabaku shprehu shqetësimin se qeveria është e papërgatitur për nisjen e negociatave, pasi ende mungojnë strukturat. Ajo tha se komisioni që ajo drejton ka thërritur në dëgjesë të gjitha strukturat e përfshira në këtë proces, pasi ka një mungesë raportimi periodik nga ato.

Po ashtu, Tabaku u shpreh se edhe pse një nga kushtet për tu përmbushur, korrupsioni mbetet një problematikë, tashmë e përhapur në çdo hallkë të shtetit.

Ajo përmendi raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një tregues i mungesës së luftës kundër korrupsionit. Në përfundim të takimit, Tabaku u shpreh se opozita është në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë dhe pse ne nuk i kemi përmbushur kushtet dhe se PD kërkon zhvillimin sa më parë të Konferëncës së Parë Ndërqeveritare.

LAJMI KRYESOR: Rama: Nëse s’ka datë ndahemi nga RMV! Komisioneri: Kërkoj durim, vendosim brenda qershorit

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike jorida tabaku oliver varhelyi ne tirane jorida tabaku oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll