Politike

“S’kishte fasho, ferr!”/Manastirliu reagon pas letrës së holandezit, DEBAT me Shehun

28 Prill 2022, 17:32 Nga DOSJA
“S’kishte fasho, ferr!”/Manastirliu reagon pas letrës

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagoi sot nga foltorja e Kuvendit në lidhje me letrën e hapur të ish-këshilltarit holandez në Ministrinë e Drejtësisë Ton Daans për sistemin shëndetësor në Shqipëri. E gjitha pas risjelljes së problematikës nga deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Pas tij, fjalën për replikë në Kuvend e mori ministrja, e cila u shpreh se i beson mjekëve.

PJESË NGA DEBATI:

Tritan Shehu: Hajde vendosim së bashku dhe kur të dalë ndonjë problem mos të duket si bombë atomike. Siç u duk ajo letra e holandezit. Por do duket si një problem që ekziston dhe duhet zgjidhur.

Manastirliu: unë kam besim të plotë tek ajo që kanë thënë mjekët, edhe për rastin e qytetarit nga Holanda. Ka reaguar spitali me fakte dhe gjithë informacionin. Mjekët me emër kanë reaguar për kritikat.

Ton Daans, ish-këshilltar në fushën e riedukimit në ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Etilda Gjonaj, tregon në letër publike se ishte rrëzuar në një trotuar pak ditë më parë në Tiranë. Sipas holandezit, trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët. Madje përmend edhe mungesën e fashove në spital.

LAJMI KRYESOR: Butrinti në Kuvend, Rama sulmon PD: Kope, bëhet siç themi ne! Opozita kërkon ndëshkim

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 28 prill 2022 tritan shehu ogerta manastirliu seanca plenare 28 prill 2022 tritan shehu

Sondazh

Poll