Art&Argëtim

Aktorja Margot Robbie befason me transformimin në filmin e ardhshëm të “Barbie”

28 Prill 2022, 11:09 Nga DOSJA
Aktorja Margot Robbie befason me transformimin në filmin e ardhshëm

SHBA- Aktorja Margot Robbie së shpejti do të luaj rolin kryesor në filmin e kukullës më të dashur në botë “Barbie”. Sipas People, janë publikuar pamjet e para nga filmi i Barbie i cili do të publikohet më 21 Korrik në vitin 2023. Adhuruesit e kukullës klasike do të jenë të interesuar të shohin Barbie në versionin film. Në foton e publikuar duket Margot e veshur me një triko me vija ngjyrë blu dhe bardhë dhe me një shall flokësh me pika.

Duke qenë se Barbi është ikonë e ngjyrës rozë nuk mund të mungonte as fotoja ku i gjithë sfondi është ngjyrë rozë dhe makina gjithashtu e cila i përket stilit të viteve 60-të është rozë.  

Pjesë e kastit do të jenë edhe aktorët Ryan Gosling, Issa Rae, Will Ferrell, Kate McKinnon, Simu Liu, Michael Cera dhe America Ferrera.

“Njerëzit në përgjithësi dëgjojnë “Barbie” dhe mendojnë, Unë e di se cili do të jetë ai film dhe më pas dëgjojnë se Greta Gerëig është duke e shkruar dhe drejtuar atë, dhe ata thonë: Oh, mirë, ndoshta unë nuk e bëj dot,” tha Robbie vitin e kaluar.

Aktorja e njohur si Harley Quiin tashmë do të jetë në një tjetër version nga vajza problematike që dashuron Jokerin tashmë do të jetë imazhi i kukullës më të dashur nga gjithë fëmijët në botë dhe me partnerin e saj Ken i cili do të luhet nga Ryan Gosling. 

(j.c)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz margot robbie margot robbie

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Prill 2022, 10:37

South Outdoor Festival, jo vetëm një festival…

Nga Kozeta KurtiSouth Outdoor Festival, jo vetëm një festival…….por zakoni i ëmbël i çdo prag vere; një sipërmarrje artistike, sportive, sociale, buzë më...