Art&Argëtim

A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision? Romeo Veshaj: Mos më bëj të flas!

27 Prill 2022, 20:55 Nga DOSJA
A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision? Romeo Veshaj: Mos

TIRANË- Aktori Romeo Veshaj ka folur rreth emisionit më të ri që do të fillojë në Top Channel këtë të premte “Më lër të flas”. I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’, Romeo ka treguar që do të kenë një skenë shumë të madhe ku çdo puntatë do të ketë edhe një publik prej 150 personash, ndërsa tha se do të ketë të ftuar ‘bombë’. Në një lojë të bërë gjatë emisionit, Romeo u pyet nëse do të jetë e ftuar Bora Zemani dhe ai refuzoi të përgjigjej duke i lënë të hapura të dyja opsionet.

Do ketë ndonjë gjurmë BBV?

Romeo Veshaj: Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai është i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të.

A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision?

Pas kësaj pyetjeje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e ftuar në të ardhmen.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz romeo veshaj romeo veshaj

Sondazh

Poll