Art&Argëtim

South Outdoor Festival, jo vetëm një festival…

28 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA
South Outdoor Festival, jo vetëm një festival…

Nga Kozeta Kurti

South Outdoor Festival, jo vetëm një festival…

….por zakoni i ëmbël i çdo prag vere; një sipërmarrje artistike, sportive, sociale, buzë më buzë me natyrën.

Fund prilli e fillim maji, gjen shqiptarë e turistë të huaj në Rivierën e bukur shqiptare, të cilët prej pesë vjetësh, kanë shënuar në agjendën e tyre, “South Outdoor Festival”, ku bashkohen emocionet dhe përfshirja e muzikës live, adrenalina e muzikës elektronike bashkëkohore, energjia e sporteve të dedikuara në natyrë, si çiklizmi, hiking etj, promovimi i produkteve vendase, përfshirë kuzhinën tradicionale dhe çfarë është më e rëndësishme, një mundësi e kohë për të qëndruar me njëri-tjetrin, duke i dhënë Festivalit karakter social e shoqëror.

Katër ditë-netë të plota, në bregdetin jugor shqiptar, ku flitet shqip, anglisht, italisht, greqisht, frëngjisht, gjuhë sllave e gjithfarë, sepse South Out Door Festival, tashmë në jubileun e vet të parë, në edicionin e pestë, është rritur shumë; në përmasë organizimi, por mbi të gjitha për besueshmërinë e tij, reflektuar në marrëdhëniet me artistët shqiptarë e të huaj, partneritetin me institucionet publike e të biznesit apo mediat e rëndësishme në vend.

“South Out Door Festival”, nuk është thjesht një festival, por një “brand ambassador”, për promovimin e Shqipërisë dhe turizmit vendas në rajon, Europë e botë.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

argetim argetim south outdoor festival south outdoor festival

Sondazh

Poll