Art&Argëtim

Murgesha franceze hyn në ‘Guinness’, shpallet njeriu më i vjetër në botë

28 Prill 2022, 11:32 Nga DOSJA
Murgesha franceze hyn në ‘Guinness’, shpallet njeriu më i

FRANCË- Një murgeshë 118-vjeçare që jeton në një shtëpi pleqsh në Francën jugore është bërë personi më i vjetër në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Sipas CNN, në një deklaratë thuhet se motër Andre e cila ka lindur më 11 shkurt 1904, e pagëzuar me emrin Lucile Randon i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së saj shërbimit fetar.

Para se të bëhej murgeshë katolike, ajo kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi 28 vite duke u kujdesur për jetimët dhe të moshuarit në një spital.

Motra André, e cila jeton pranë qytetit francez të Toulon, është gjithashtu e mbijetuara më e vjetër në botë nga Covid-19. Deklarata e Rekordeve Botërore të Guinness tha se ajo doli pozitive për virusin në fillim të vitit 2021, por u shërua plotësisht brenda tre javësh, pikërisht në kohën e ditëlindjes së saj të 117-të.

Në një intervistë me kanalin televiziv francez RMC Story të martën, motra André dukej se kishte ndjenja të përziera për t’u bërë personi më i vjetër i gjallë.

“Mendoj se do të isha më mirë në parajsë, por Zoti i mirë nuk më do ende” -tha ajo, duke e quajtur titullin një “nder të trishtuar”.

Kur ajo mbushi 118 vjeç në fillim të këtij viti, murgesha e moshuar mori një shënim të shkruar me dorë për ditëlindje nga presidenti francez Emmanuel Macron. 

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kuriozitete kuriozitete rekordeve botërore guinness rekordeve botërore guinness

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Prill 2022, 10:37

South Outdoor Festival, jo vetëm një festival…

Nga Kozeta KurtiSouth Outdoor Festival, jo vetëm një festival…….por zakoni i ëmbël i çdo prag vere; një sipërmarrje artistike, sportive, sociale, buzë më...