Bota

Zelenskyy akuzon Rusinë: Putini po përdor gazin për të shantazhuar Europën

28 Prill 2022, 07:00 Nga DOSJA
Zelenskyy akuzon Rusinë: Putini po përdor gazin për të

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy gjatë fjalimit të tij të fundit ka akuzuar Rusinë për shantazh kundër Europës.

Sipas The Guardian, Zelenskyy gjatë fjalimit u shpreh se vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë tregon se askush në Europë nuk mund të shpresojë të mbajë ndonjë bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë.

“Këtë javë, udhëheqja ruse nisi një seri të re shantazhesh energjetike ndaj europianëve. Vendimi për të ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë është një tjetër argument në favor të faktit se askush në Europë nuk mund të shpresojë të mbajë një bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë.

Rusia nuk e konsideron vetëm gazin, por çdo tregti si armë. Thjesht pret momentin kur mund të përdoret një ose një tjetër zonë tregtare. Për të shantazhuar politikisht europianët. Prandaj, sa më shpejt që të gjithë në Europë të pranojnë se është e papranueshme të varesh nga Rusia në tregti, aq më shpejt do të jetë e mundur të garantohet stabiliteti në tregjet europiane,”-tha Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll