Aktualitet

Drejtori i Gjendjes Civile: Kërkesa për ndryshim emri mund të bëhet online

27 Prill 2022, 20:49 Nga DOSJA
Drejtori i Gjendjes Civile: Kërkesa për ndryshim emri mund të

TIRANË- Nga data 1 Maj do të hyjë në fuqi aplikimi i certifikatave online për të gjithë qytetarët, si pjesë e dixhitalizimit të këtij ofrimi. Drejtori i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se shumica e shërbimeve do të ofrohen online dhe do të jenë shumë pak shërbime që do të merren fizikisht në sporteleve.

Konkretisht, një nga këto shërbime që do të merret online do të jetë edhe kërkesa për ndryshim apo korrigjim emrin. Edhe procesi i lindjes dhe emri i fëmijës nga prindërit mund të bëhet online.

Vangjush Stavro: Ka shërbime të tjera të cilat mund të aplikohen online.

Blendi Fevziu: Për shembull?

Vangjush Stavro: Si për shembull kërkesë për ndryshim emri ose korrigjim gabim materiali që mund të ketë në gërmat e emrit. Këto flas specifikisht për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe një pjesë e shumë e mirë e akteve të lindjes, të procesit të aktit të lindjes, përderisa lindja ndodh në maternitet dhe maternitet si institucion i besuar mund të na sjellë ne gjithë informacionin për lindjen dhe do t’i ngelet online prindit që thjesht të deklarojë emrin. T’i themi që deklaro dy herë emrin që mos bëjë gabim siç bëhet deklarimi i passwordit dhe pastaj të vazhdojmë më tej.

Marrë nga Tv Klan

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet vangjush stavro vangjush stavro

Sondazh

Poll