Aktualitet

Akuza për kultivim kanabisi, shpallet i pafajshëm ish-shefi i Komisariatit të Himarës

27 Prill 2022, 20:16 Nga DOSJA
Akuza për kultivim kanabisi, shpallet i pafajshëm ish-shefi i

HIMARË– Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase ka fituar pafajësinë në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi u akuzua për shpërdorim detyre në janar 2021, në kuadër të finalizimit të operacionit të Koduar “Hapësira”. Sipas ReportTv, prokurori i çështjes Maksim Sota, i cili tashmë është prangosur nga Prokuroria e Posaçmë në kuadër të operacionit “Shpirti”, pretendonte se Tase dhe shefi i krimeve, Artur Veshaj kishin lejuar kultivimin e drogës në zonë.

Sot, gjatë seancës plenare, togat e zeza vendosën se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme që lidhnin Tasen direkt apo indirekt me trafikun apo kultivimin e lëndëve narkotike. Ndaj dhe vendosën për shpalljen e tij të pafajshëm. Kjo edhe për faktin se nga përgjimet telefonike dhe ambientale nuk ka prova, të cilat faktojnë shpërdorimin e detyrës nga ish-shefi i Komisariatit.

Tase është një prej 6 efektiveve të policisë të përfshirë në dosjen, por aktualisht ai aktualisht mban detyrën e shefit të ndihmës-specialitëve të Policisë në Elbasan. Kjo pasi Gjykata e Apelit në Vlorë vendosi rikthimin e tij në detyrë pak muaj më parë.

(km/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arjan tase operacioni hapësira arjan tase operacioni hapësira

Sondazh

Poll