Politike

PD ndryshon sërish Statutin më 30 prill, Kaso: Deputetët ‘ex-officio’ në Këshillin Kombëtar

27 Prill 2022, 15:43 Nga DOSJA
PD ndryshon sërish Statutin më 30 prill, Kaso: Deputetët

TIRANË- Zgjidhja e krizës dhe nevoja e bashkimit të demokratëve duket se e ka shtyrë Komisionin e Rithemelimit të rikthejë në Këshillin Kombëtar të gjithë deputetët e grupit parlamentar dhe kryetarët e degëve pa qenë nevoja që më parë të votohen.

Ndryshimi statutor vjen vetëm katër muaj pasi kuvendi i 11 Dhjetorit vendosi që votës do t’i nënshtroheshin edhe deputetët për të qënë anëtarë të këtij forumi drejtues. Por disa propozime të bëra nga deputetët dhe baza kanë vënë në lëvizje ekspertët e Komisionit të Rithemelimit për të hartuar një draft amendamntesh që do i paraqiten për votim delegatëve në kuvendin e së shtunës.

Ivi Kaso: Kanë artikuluar nevojën në kuadër të bashkimit që disa ndryshime statutore që gjendeshin më përpara, si prania e grupit parlamentar në këshill pasi janë mandatuar nga demokratët, inkorporimi i grupit në këshill. Propozimet nga degët që kryetarët eksoficio të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa ju nënshtruar procesit.

Por a janë këto të vetmet ndryshime statutore që pritet të hidhen për votim në kuvendin e 30 Prillit?

Ivi Kaso: Ka figura të tjera të PD që kanë dalë me propozime statutore dhe platforma që s’i kanë përfshirë në draftin tonë, por do i paraqesin në kuvendin e 30 Prillit.

Të shtunën, demokratët nuk do të zgjedhin me votën e tyre anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, por Kaso nuk përjashton edhe mundësinë e vendimarrjes lidhur me hapjen e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Ivi Kaso: Do merren vendimet nga Kuvendi Kombëtar për të përcaktuar modalitetet si do zhvillohet gara përmes parimit një anëtar një votë do përcaktojë edhe afatet kohore për këtë garë, dhe vendimarrja mbi datën finale që demokratët do votojnë për të zgjedhur kryetarin që do drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Sipas anëtarve të Komisionit të Rithemelimit, kreu i ri Partisë Demokratike do zgjidhet brenda muajit Qershor, e më pas pritet të nisë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Marrë nga Tv Klan

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike ivi kaso pd ivi kaso pd

Sondazh

Poll